Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi nuk ka ikur nga shteti

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Prill, 2022 23:56

Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi nuk ka ikur nga shteti

T&S

Prokurorja Vilma Ruskovska më herët foli publikisht për denoncimin që përfshin Muaremin, pas të cilit në media dhe rrjetet sociale u shfaqën informacione se ai ishte në arrati. Muaremi në një prononcim për Tv 21 ka mohuar shkrimet që tregojnë se ai është arratisur dhe ka thënë se kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të tij. Edhe Qeveria e ka mohuar për “Vërtetmatësin” se drejtori i Policisë Financiare është në arrati.

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin është shpërndarë një artikull që i referohet drejtorit aktual të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Teksti titullohet “Shtet Monty Python: Drejtori i Policisë Financiare në arrati”.

Postimi që është jashtëzakonisht viral, është shpërndarë pothuajse 60 herë, ka mbi 200 komente dhe më shumë se 550 reagime.

Në artikull thuhet se drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi ka shfrytëzuar të drejtën e pushimit vjetor dhe është larguar nga vendi, pasi prokuroria ka njoftuar se do të zbulohet një rast madhor.

Mirëpo, Muaremi për Televizionin 21 deklaroi se nuk është në arrati.

Në një intervistë telefonike për televizionin, ai mohoi shkrimet që theksonin se ai ishte arratisur dhe tha se artikuj të tillë kishin për qëllim të dëmtonin reputacionin e tij.

Unë nuk jam në arrati. Shkrime të tilla janë nga portale të afërta me opozitëntha ai.

Vërtetmatësi pyeti edhe qeverinë nëse Muaremi e ka lëshuar vendin dhe nëse është në arrati.

Prej aty na u përgjigjën:Në lidhje me procedurën e hapur para hetimore në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e cila i referohet drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, në parim Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të komentojë. Inkurajojmë institucionet të veprojnë si në çdo rast tjetër, duke respektuar prezumimin e pafajësisë. Informatat e publikuara në opinion se drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi nuk ndodhet në vend janë të pasakta dhe ai aktualisht është duke ushtruar detyrën si drejtor i Drejtorisëthanë nga Qeveria për Vërtetmatësin.

Dezinformata se Muaremi dyshohet se është arratisur apo është larguar jashtë vendit, është përhapur mjaft shpejt në rrjetet sociale dhe në disa portale madje është paraqitur si gjoja “skandal i madh”, siç mund të shihet edhe në këtë shembull.

Më herët prokurorja Vilma Ruskovska ka folur publikisht për denoncimin, në të cilin përfshihet edhe Muaremi.

Për të gjitha faktet e mësipërme, konsiderojmë se nuk është e vërtetë që drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi është arratisur jashtë vendit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Prill, 2022 23:56