Drejtori i Policisë për sulmet në veri: Dyshohet që të shtënat kanë ardhur nga Serbia

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Prill, 2022 11:11

Drejtori i Policisë për sulmet në veri: Dyshohet që të shtënat kanë ardhur nga Serbia

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se prej datës 13 deri sot kanë qenë katër sulme të organizuara në territorin e Kosovës, në një territor ku të gjitha sulmet ndërlidhet me njëra-tjetrën.

“Vendet ku janë bërë sulmet janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe natyrisht kjo na bën me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka për qëllim të sulmoj dhe të pengojë punën e PK-së, me theks të veçantë të pengojë aksionet tona që kanë të bëjnë me luftën kundër kontrabandë dhe tregtive ilegale që zhvillohen në këtë pjesë të veriut të Kosovës.Me datën 13 prill rreth orës 07:30, në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok më saktësisht patrulla e policisë ka hasur në rrugë, në iriqë gjembor metalik të salduara të cilat shërbeje për të dëmtuar gomat e automjeteve. Ishin vendosur 46 iriq të cilat ishin vendosur për të mundësuar pengimin dhe prishjen e gomave të automjeteve.”

‘Ministri iu tregoj disa nga to kjo ka qenë ndarja e iriqëve që të mos kalojë asnjë veturë. Në ora 08:00 bëhet ndërrimi i patrullave tona që funksionojnë atje. Sulmi tjetër ka ndodhur në orën 21:45 në të njëjtën ditë, përkatësisht njësia policore e kufirit derisa ishte duke u kthyer nga përfundimi i ndërrimit, në fshatin Davidovc në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, është sulmuar me gurë automjeti i patrullës policore. Është dëmtuar automjeti, por s’ka pasur të lënduar”, theksoi drejtori Mehmeti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Prill, 2022 11:11
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.