Drew Barrymore, një milion dollarë për fondacionin “No Kid Hungry”

Drew Barrymore, një milion dollarë për fondacionin “No Kid Hungry”

Aktorja Drew Barrymore, i`u ka bashkuar kompanisë McCormick Spices për ta dhuruar një shumë të madhe të të hollave për organizatën joprofitabile “No Kid Hungry”, dhe donacioni i saj do të ndihmojë në sigurimin e mjeteve të nevojshme për të gjithë personat e prekur nga pandemia e COVID-19

“Jam e lumtur të bëhem bashkë me @mccormickspice për t’i dhuruar 1 milion dollarë për organizatën @nokidhungry, me qëllim që t’i ndihmojmë punëtorët e mrekullueshëm të cilët po bëjnë punë mahnitëse gjatë kësaj pandemie, për t’i ndihmuar personat e ndikuar nga koronavirusi e që kanë nevojë për ushqim. Ndihem e nderuar që jam pjesë e këtij momenti dhe kësaj iniciative”, ka shkruar Drew në Instagram.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se të martën më 19 maj, do t’i bashkohet kompanisë “McCormick Spices” për një ngjarje online, si dhe i inkurajoi të gjithë fansat e saj që të bëhen pjesë e këtij transmetimi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 23:12

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.