Droga në Butel, një person në paraburgim 30 ditor

Desk
By Desk May 4, 2020 21:15

Droga në Butel, një person në paraburgim 30 ditor

Prokuroria e Krimit të Organizuar po heton rastin e sekuestrimit të një 1.2 ton marijuanë. Për këtë të dyshuar janë tre persona, duke përfshirë një shtetas izraelit që u shpëtoi organeve të hetimit. Sipas informatave të Alsat, shtetasi izraelit ka qenë udhëheqës i një kompanie në Shkup, e cila ilegalisht ka kultivuar marijuanë. Për të është përcaktuar paraburgim. Ndërsa policia është vënë pas tij, kolegu i tij nga e njëjta kompani është në burgun e Shutkës ku i janë dhënë 30 ditë paraburgim. Në këtë aksion i dyshuar është edhe një person, që ka lidhje me një tjetër kompani dhe për të janë shqiptuar masa kujdesi.

“Të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontroll të drogave dhe substancave psikotrope kanë kryer veprën penale Prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal”, njoftojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, droga u gjet në një depo në lagjen Butel të Shkupit, e vendosur në paketim vakum në 12 paleta druri. Kompania që ka pasur seli në Shkup, në truall të pasiguruar në fshatin Sopot të Kavadarit, kishte mbjellë konop industrial, por për këtë nuk ka pasur leje paraprake. Kontrolli i parë tregoi që bëhet fjalë për marijuanë, kultivimi i të cilës ishte i rregulluar me Ligjin për kontrollin e drogave. Por, pas mostrave të marra të drogës, ekspertiza plotësuese ka treguar prezencë të materies THC, që është e ndaluar. Rastin në fjalë personalisht e publikoi drejtori i Byrosë së sigurisë publike, Sasho Tasevski.

Desk
By Desk May 4, 2020 21:15