Dua Lipa: Krenare që jam në shtëpinë time

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:47

Dua Lipa: Krenare që jam në shtëpinë time

Mbrëmë në Kosovë ka mbërritur artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Lipa sot para fillimit të festivalit mbajti një konference për media, shkruan lajmi.net

Nga aty, Dua tha se ndihet krenare që është në Kosovë dhe se është ndjesi shumë e mirë që do të përformojë në Prishtinë.

“Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që të bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu. Do të kënaqemi shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin tim po bëhet një gjë e tillë. Nuk mund të tregoj çfarë do të vesh. Është shumë speciale dhe është krijuar vetëm për performancën në Prishtinë. Është ndjesi shumë e mirë të performoj në Prishtinë, s’ka ndjenjë më të mirë. Mezi po pres me të ndjej emocionet para se të dalë në skenë”, tha ajo.     /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:47