Dua Lipa mban koncert madhështor në Dubai, falënderon fansat për mikpritjen

Dua Lipa mban koncert madhështor në Dubai, falënderon fansat për mikpritjen

Artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, pas një pauze disa mujore në muzikë, është rikthyer fuqishëm me këngë dhe koncerte të reja.

Teksa po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “Don’t start now”, Dua njëherësh ka nisur edhe turin e ri të koncerteve, dhe qyteti i parë nga ku ka filluar këtë gjë është Dubai.

Ajo ka performuar për mijëra fansa atje, ndërsa duket të jetë kënaqur pafund në vizitën e saj të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

E njëjta publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku tregonte momente gjatë interpretimit të saj fantastik në skenë.

Dua shkruan se ishte bukur që t’u rikthehej koncerteve me gjithë dashurinë dhe mikpritjen që i ofruan në Dubai.

“U ndjeva shumë mirë që u riktheva në skenës! Faleminderit Dubai për energjinë tuaj … faleminderit që e bëtë udhëtimin tim të parë këtu kaq shumë argëtues!”, kanë qenë fjalët e këngëtares Lipa në Instagram.

Përndryshe, ajo po punon fuqishëm për realizimin e plotë të albumit të saj të dytë, i cili do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Dua Lipa (Foto: Ilya S. Savenok/Getty Images/Guliver)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 16, 2019 22:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA