Dua Lipa paralajmëron këngën e re, publikon foto nga një studio muzikore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Korrik, 2022 22:54

Dua Lipa paralajmëron këngën e re, publikon foto nga një studio muzikore

“Future Nostalgia”, nga Dua Lipa është shpallur “albumi më i mirë pop” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka nisur punën për këngën e re, teksa publikoi foto nga një studio muzikore, shkruan lajmi.net.

Teksa ndau imazhet në ‘Instagram’, Dua bëri një përshkrim interesant që ka lënë fansat të dyshojnë se është pjesë e tekstit të projektit që po vjen.

Ajo u shfaq me një pamje natyrale, një këmishë të bardhë të gjatë dhe pranë kishte një çantë të zezë të përzier me ngjyrë të verdhë.

Nuk munguan as miqtë e këngëtares të cilët e shoqërojnë në thuajse çdo dalje.

Dua ditë më parë konfirmoi pjesëmarrjen e saj në festivalin “Sunny Hill”, për të cilin kishte një debat të madh muajin e kaluar./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Korrik, 2022 22:54

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare