Dua Lipa pranon Pullën Postare me figurën e saj: Do të vazhdoj të këndoj që ta ngris Kosovën sa më lart

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:14

Dua Lipa pranon Pullën Postare me figurën e saj: Do të vazhdoj të këndoj që ta ngris Kosovën sa më lart

Posta e Kosovës ka lansuar pullën postare “Dua Lipa”.

Me këtë rast këngëtarja me famë botërore, tha se ndihet e emocionuar dhe falënderuese për nderin që i është bërë.

Këngëtarja e hitit “Levitating” tha se do të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën në mënyrë sa më të mirë.

“Faleminderit shumë, nuk kam fjalë. Do të vazhdojë të këndojë që ta ngris Kosovën sa më lartë”.

Dua ka preforumar në natën e parë të Festivalit Sunny Hill që po mbahet në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht.

Të premten presidentja Vjosa Osmani, e nderoi këngëtaren me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:14