”Duam me tifozë”, Bardhi ndez ndeshjen: Maqedonia mposht Kosovën falë eksperiencës

Desk
By Desk April 29, 2020 21:56

”Duam me tifozë”, Bardhi ndez ndeshjen: Maqedonia mposht Kosovën falë eksperiencës

Shqiptari i talentuar Enis Bardhi, i cili mban veshur fanellën e Maqedonisë së Veriut ka thënë se përfaqësuesja e tij e futbollit e mund Kosovën falë eksperiencës.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme pasi cakton kush do të shkojë në Europian. Të dyja kombëtaret kanë shansin të shkojnë për herë të parë në një kompeticion europian dhe Bardhi kërkon me patjetër praninë e tifozëve.

“Me Kosovën do jetë një ndeshje shumë e bukur. Shpresoj që të jetë një lojë si të tjerat, shpresoj që të rikthehemi shpejt në fushën e lojës dhe ta presim me emocion atë ndeshje. Dua që ta luajmë me tifozë, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe historike. Të dyja kombëtaret do të përpiqen të shkojnë në Europian. Në fushë jemi të gjithë profesionistë dhe do luajmë për fitoren. Tifozët duhet të shijojnë ndeshjen. Kosova ka ecur shumë, e kam ndjekur në shumë ndeshje dhe ka shumë kualitete. Unë besoj te eksperienca që kemi ne, pasi kemi bërë shumë ndeshje bashkë. Shpresoj që të jemi të gjithë në formë dhe të marrim fitoren,” tha mesfushori shqiptar.

(BalkanWeb)

Desk
By Desk April 29, 2020 21:56