Duhanpirja, Maqedonia e Veriut në 10 vendet e para në botë

Desk
By Desk December 12, 2019 19:28

Duhanpirja, Maqedonia e Veriut në 10 vendet e para në botë

Maqedonia e Veriut radhitet në mesin e dhjetë shteteve të para në botë për sa i përket duhan-pirjes dhe numrit të cigareve të konsumuara në bazë ditore. Në një amvisëri në Maqedoni brenda një muaji harxhohen rreth 28 pako cigaresh.

Pavarësisht të dhënave alarmante shumë pak punohet në ngritjen e vetëdijes dhe në gjetjen e zgjidhjeve ligjore. Në konferencën rajonale mbi përmirësimin e politikave për tatimin e duhanit në vendet e Ballkanit Perëndimor ekspertët potencuan se me rritjen e akcizave për cigare, shteti mund të ndikojë në uljen e duhan-pirjes si qëllim primar si dhe do të mund sigurojë mjete shtesë në Buxhet të cilat më tej do të mund të shfrytëzoheshin për qëllime shëndetësore dhe ulje të pasojave negative të cilat shkaktohen nga duhani.

Desk
By Desk December 12, 2019 19:28