Duhet të ketë sankcione për fushatën e filluar shumë parakohe këtu në RVM

Duhet të ketë sankcione për fushatën e filluar shumë parakohe këtu në RVM

Shumë herët e keni filluar fushatën parazgjedhore a jeni të vetëdijshëm për këtë gjë apo për këtë sjellje të papërgjeghshme o udhëheqës të Partive politike këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sepse cdo aktivitet i filluar parakohe është i pavend dhe i pakuptimtë. Hë a ka kod zgjedhor këtu a jo a ka ligje apo dhe Kushtetutë që e rregullon qështjen se kur duhet të filloj, si duhet të zhvillohet dhe se kur duhet të përfundoj fushata parazgjedhore.

Po ka ka rregulla të sakta dhe të qarta juridike të cilat i rregullojnë qështjet në fjalë dhe këto rregulla duhet ti respektojnë Partitë politike e jo ti shkelin përher ato rregulla këto subjekte politike. Dhe ashtu sic janë të obliguar qytetarët që ti respektojnë aktet relevante dhe egzistuese juridike ashtu edhe subjektet e ndryshme politike duhet ti nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe kur bëhet fjalë pë zgjedhjet këto detyrimisht duhet ta respektojnë edhe Kodin zgjedhor i cili duhet të paraqes një mini kushtetutë apo një aneks kushtetutë apo akt më të lartë politiko-juridik shtesë për Partitë politike.Fushata parazgjedhore në bazë të Kodit zgjedhor sic thash më lartë nuk guxon të fillojë para kohe ashtu sic e kanë filluar gati të gjitha subjektet politike këtu në RMV as me vonesë dhe as pas kohe por ajo duhet të fillojë në kohë ashtu sic është e rregulluar apo e paraparë me Kodin zgjedhor. Prandaj ashtu sic ka sankcione për të gjithë shkelësit e Kushtetutës dhe ligjeve në shtet gjithashtu duhet të ketë sankcione edhe për subjektet politike të cilët në mënyrë të pakuptimtë para kohe e kanë filluar fushatën parazgjedhore. Le të mbushen mend njëher e përgjithmonë subjektet politike në vendin tonë se nuk mund që përher të nguten dhe qytetarët ti shqetësojnë dhe ata ti bombardojnë me propagandë monotone e të kotë politike dhe atë tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Fushata e filluar parakohe është e tepërt dhe e dëmshme posaqërisht kur është negative e ngarkuar me fyerje, sharje, shantazhime dhe kërcënime ashtu sic kanë qenë dhe janë fushatat parazgjedhore te ne gjat të gjitha cikleve të deritashme zgjedhore prej pavarsimit të shtetit tonë e deri më sot.

Ejup Berisha

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Janar, 2020 19:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.