Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Sport
  • Duka përshëndet Kuvendin e FFK në cilësinë e anëtarit të KE së UEFA-s

Duka përshëndet Kuvendin e FFK në cilësinë e anëtarit të KE së UEFA-s

Redaksia

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në Kuvendin e Zakonshëm vjetor të FFK.

Duka ju drejtua familjes së madhe të futbollit kosovar me një fjalë përshëndetëse, ku shprehu vlerësimin për punën e madhe që po bën FFK në rritjen e futbollit, veҫanërisht në vitin e fundit ku vështirësitë e pandemisë ishin të mëdha, ka komunikuar Federata Shqiptare e Futbollit. “Presidenti theksoi se UEFA është më pranë se kurrë me Federatën së Kosovës nëpërmjet zhvillimit të projekteve të ndryshme si programi HatTrick apo UEFA Grow, por edhe FSHF, e cila po ndihmon dhe asiston FFK-n për implementimin e sistemit VAR.

Kupa “Nënë Tereza”, një projekt madhor i të dy federatave ishte dhe është aty, dhe Presidenti Duka theksoi se “ thjesht Covid-19 na pengoi në realizimin e këtij projekti madhor, për të cilin jemi dakortësuar. Jam i bindur që ne do ta realizojmë menjëherë pas rikthimit të normalitetit. Ne sigurisht që jemi vende relativisht të vogla, por të bashkuar zëri jonë mund dhe do të jetë gjithmonë e më i fortë në arenën ndërkombetare. Mund t’ju siguroj se FFK duhet të jetë gjithmonë e sigurt në mbështetjen e pakufijshme nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne jemi dy federata të një Kombi”, përfundoi fjalën e tij anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka.

Fjala e plotë: 

I nderuar President zoti Ademi,

I nderuar Sekretari Përgjithshem Eroll,

I nderuar zoti Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Ҫeku

Miku im, President i Federatës së Maqedonisë së Veriut, z. Sejdini

Të nderuar anëtarë të Federatës së Futbollit të Kosoves e miq të futbollit,

Mirëdita!

Më lejoni fillimisht t’ju përcjell përshëndetjet më të mira në emër të Presidentit tonë, Aleksander Ceferin dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Theodore Theodoridis.

Jam i nderuar  që kam mundësinë të bashkohem me ju në këtë Kuvend të zakonshëm të FFK, por do të isha shumë i gëzuar nëse do të takohesha me të gjithë ju fizikisht, siҫ ka ndodhur gjithmonë në Kuvende të tilla.  Uroj shumë që kjo të ndodhe sa më parë, pasi bota njerëzore ta ketë fituar edhe këtë luftë me virusin.

Bashkohem me ju në këtë Kuvend jo vetëm si President i FSHF-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, por veҫanërisht si një mik i ngushtë i Kosovës, i futbollit të saj, i Agim Ademit e i juaji të nderuar anëtar të Kuvendit të Kosovës. Bashkohem edhe si një mik i mirë i Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit të Kosovës e të mbarë shqiptarisë. Vërtet e kemi humbur fizikisht Fadilin, por shpirtërisht KURRË.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time personale por dhe të UEFA-s për të gjithë ju, për mundimet dhe përpjekjet tuaja maksimale gjatë këtij viti të jashtëzakonshëm që kemi kaluar dhe vazhdojmë të përjetojmë, jo vetëm në aspektin sportiv, por dhe në atë familjar e personal, për vështirësitë që jeni përballur, veҫanërisht në aspektin financiar. Ka qenë një vit i paprecedent jo vetëm për botën tonë të futbollit por më gjerë, për të gjithë shoqërinë. Kjo situatë e vështirë do të ishte e do te jetë e pamundur të tejkalohet nëse nuk jemi të bashkuar, nese nuk mbështesim e ndihmojmë njëri-tjetrin, nëse nuk respektojmë njëri-tjetrin. Kjo situatë ka vërtetuar krenarinë tonë për të qenë pjesë e futbollit. Kemi qenë e do të jemi bashkë për të perballuar ҫdo vështirësi. Ne jemi i vetmi sport në botë dhe e vetmja konfederatë, kjo europiane, drejtuar nga politikat  e drejta e të guximshme të lidershipit tonë, aplikuar me profesionalizëm nga administrata e mrekullueshme e UEFA-s, që kemi vazhduar pa ndërprerje aktivitetet e garat sportive, kemi përfunduar me sukses ato të vitit 2020 e vazhdojmë me të njëjtin ritëm në 2021.  Unë uroj nga zemra që këto gara të kenë pranë sa më pare lojtarin e 12-të, spektatorin. Jo vetëm për ti bërë ato më të kompletuara, por për t’i shërbyer akoma më shumë rikthimit normal të jetës. Kam besim se Euro 2020 do të rikthejë JETËN.

Në këto kohë të vështira, bashkëpunimi me FFK-në nuk ka munguar. Ne jemi më pranë se kurrë ndaj Federatës së Kosovës nëpërmjet zhvillimit të projekteve të ndryshme si programi HatTrick, apo UEFA Grow, të cilët po punojnë aktualisht për ndërtimin e strategjisë për futbollin e Kosovës për vitet në vazhdim.

Të nderuar miq,

Unë uroj dhe besoj shumë fort që qeveria e re e sapo ndërtuar do ti qëndrojë afër sportit e veҫanërisht futbollit, do e mbështesi akoma më shumë futbollin e do të bashkëpunojë me ju për të mirën e tij. Prania e ministrit Ҫeku sot këtu e dëshmon këtë gjë. Asgjë nuk arrihet pa bashkëpunim me të gjithë faktorët e aktorët, si dhe klimë pozitive, asnjë zhvillim, asnjë rezultat.

Dua t’ju kujtoj dhe njëhere të dashur miq, se UEFA do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar dhe asistuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe anëtaret e saj, por në të njëjtën kohë do të jetë tepër vigjilente ndaj ҫdo fenomeni që mund të ndikoje negativisht në zhvillimin e futbollit, siҫ mund të jenë fiksimi i rezultateve të ndeshjeve apo pengimi në mënyrë dashakeqe i projekteve të ndryshme që janë në shërbim të futbollit.

Nderkohë që dëshiroj gjithashtu të ritheksoj dhe njëhere, bashkupunimin jashtëzakonisht pozitiv që Federata Shqiptare e Futbollit ka patur me atë të Kosovës. Ne vazhdojmë të mirëpresim vëllezërit tanë nga Kosova në kurset tona të trajnerëve për licensat UEFA Pro, UEFA A dhe B. Po bashkëpunojme gjithashtu për përgatitjen e specialistëve të sistemit VAR, e implementimin e tij. Vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me ekipet tona kombëtare të moshave, por mbi të gjitha me shkëmbimin e eksperiencave më të mira ndërmjet administratave të FSHF-së dhe FFK-së. Covid 19 na pengoi në realizimin e një projekti madhor, për të cilin jemi dakortësuar, Kupën “Nene Tereza”, me pjesëmarrjen e të gjitha klubeve të të dy vendeve, që nga kategoritë superiore e deri në atë të tretë. Jam i bindur që ne do ta realizojmë menjëherë pas rikthimit të normalitetit.

Ne sigurisht që jemi vende relativisht të vogla, por të bashkuar zëri jonë mund dhe do të jetë gjithmonë e më i fortë në arenën ndërkombetare. Mund t’ju siguroj se FFK duhet të jetë gjithmonë e sigurt në mbështetjen e pakufijshme nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne jemi dy federata të një Kombi.

Të dashur Miq!

Uroj shumë që së shpejti ky virus të jetë vënë në kontroll, e të na lejoj të shijojmë jetën, te shijojmë shoqërine dhe magjinë e lojës sonë.

Uroj shendet të plotë për ju dhe familjet tuaja.

I uroj shumë suksese Federatës e futbollit në Kosovë,

dhe punime të mbara kuvendit të sotëm.

Faleminderit!”. 

Continue Reading

Previous: FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria ruan të njëjtat pozita
Next: Vajzat e Kosovës mposhtin ato të Maqedonisë së Veriut

Të ngjashme

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Redaksia
ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Redaksia
1 Reali triumfon në “El Clasico” ndaj Barcelonës

Reali triumfon në “El Clasico” ndaj Barcelonës

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.