Duke me faleminderim për dibranët

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 17:49

Faleminderit. Të nderuar bashkëqytetarë, dje e mbaruam një proçes mjaft të rëndësishëm për demokracinë dhe sidomos për Dibrën. I falemnderoj të gjithë që kontribuan në fitore time dhe dhe të të gjithë BDI’së. Duke ju falemnderuar të gjithëve për kontributin e dhënë, dua të theksoj se ajo që është më e rëndësishme është se bëmë një fushatë të qetë, dinjitoze që do të mbahet mend në historinë e demokracisë së këtij vendi. Dua t’ju falemnderoj të gjithëve sepse kjo punë bëhet me njerëz të mirë, me njerëz të urtë dhe të kulturuar dhe ne Dibranët jemi keto lloj njerëzish; të mençur, të urtë dhe të kulturuar. Dua ti falemnderoj të gjithë ata që më votuan, por edhe ata që nuk më votuan, dhe dua tu garantoj se une do të jem kryetar i të gjithëve, ne të gjithë bashkë do të udhëheqim drejt të gjitha problemeve dhe halleve që ka kjo popullatë, unë ju bëj ftesë të bashkangjiten në qëllimin tonë të mirë për të bërë Dibrën ashtu siç e duam të gjithë. Falemnderim të veçantë i bëj të gjithë qeverisë, funksionarëve të partisë, duke filluar nga shefi i shtabit të përgjighshëm Izet Mexhiti, zv kryeministrin Bujar Osmani, ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshin, të cilë na kanë ndejtur afër këto ditë, të cilët poashtu më kanë dhënë fjalën që Dibrën ta ndihmojnë dhe sëbashku ta krijojmë një imazh të një qyteti Evropian. Duke ju falemnderuar Zotit për këtë fitore, ju shprehi mirënjohje të madhe të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve. JU FALEMINDERIT! Kryetari i Komunës Dibër. Hekuran Duka.

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 17:49