Dushku bashkëpunon me studentët e Harvardit për ta ndihmuar Shqipërinë

Dushku bashkëpunon me studentët e Harvardit për ta ndihmuar Shqipërinë

Edhe Eliza Dushku solidarizohet, bashkëpunon me studentët e Harvardit për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Së fundmi është sensibilizuar për këtë ngjarje edhe Eliza Dushku, e cila do të ofrojë ndihmën e saj së bashku me studentët shqiptarë të Harvardit.

Eliza së bashku me vëllain e saj, Nate Dushku, dhe të rinjtë shqiptarë do të organizojnë një event bamirësie, në të cilën do të shfaqet dokumentari i aktores ‘Dear Albania’.

Ky event do të jetë falas, por ka si qëllim që të mbledhë fondacione nga njerëz që do të kenë dëshirë të kontriubojnë për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Në dokumentarin e realizuar nga Eliza, aktorja shqiptare shfaqet duke udhëtuar në 15 vende të Shqipërisë me vëllain e saj, për të njohur historinë e të parëve dhe si ka arritur të zhvillohet Shqipëria në një shtet modern pas rënies së komunizimit e periudhave të vështira.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 5 Dhjetor, 2019 22:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA