Dy dhëndurët e shqiptarëve takohen me njëri-tjetrin, Rita Ora dhe Bebe Rexha pozojnë së bashku me parterët e tyre

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2023 20:44

Dy dhëndurët e shqiptarëve takohen me njëri-tjetrin, Rita Ora dhe Bebe Rexha pozojnë së bashku me parterët e tyre

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi ka organizuar një festë në nder të 10-vjetorit të karrierës së saj.

Ajo ishte të premten prezente në Los Angeles në atë që u organizua si para-ndejë e ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’.

Mes yjeve të shumtë që kishte ftuar në këtë ndejë, prezente ishte edhe homologia e saj- artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Bebe Rexha në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’ të organizuar nga Rita Ora (Foto: Instagram)

Kjo e fundit u duk shumë elegante e veshur me një fustan të zi të shkurtër, i cili vinte në pah linjat e saj të kolme të trupit.

Autorja e hitit “I’m a mess” u pa në mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, drejtori i fotografisë Keyan Safyari.

Ndërkohë, Rita dukej gjithashtu tejet atraktive dhe provokuese e veshur me një fustan transparent, me një shall me pupla të hedhur rreth krahëve.

Ajo mbështetej nga dashuria e jetës së saj, regjisori Taika Waititi – me të cilin u martua vitin e kaluar.

Në një moment, dy këngëtaret shqiptare kanë pozuar me partnerët e tyre në një fotografi të përbashkët.

Rita Ora dhe Bebe Rexha me partnerët e tyre në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’ të organizuar nga Rita Ora (Foto: Instagram)

Si rrallë herë, fansat patën mundësinë që të shohin dy dhëndrit e shqiptarëve bashkë në një paraqitje.

Ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’ do të jetë emocionuese sidomos për Bebe Rexhën.

Kjo pasi artistja shqiptare është nominuar për një nga çmimet e mbrëmjes, përkatësisht në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan. /Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2023 20:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare