Dy gjigantët anglez hyjnë në garë për Kumbullën

Dy gjigantët anglez hyjnë në garë për Kumbullën

Chelsea dhe Manchester Unitedi ia kanë vënë syrin të riut shqiptar të Hellas Veronas, Marash Kumbullës.

Por, në këtë garë, dy skuadrat angleze nuk janë të vetme, pasi edhe Juventusi dhe Inter Milani i Serie A raportohet se kanë shprehur interesim për 19 vjeçarin, transmeton Koha.net.

Sipas burimit italian “Calciomercato”, Frank Lampard është i interesuar ta sjellë mbrojtësin shqiptar në Premier League.

Kumbulla do t’i kushtojë “Bluve” rreth 13 milionë funte.

Mbrojtësi shqiptar po cilësohet si një prej lojtarëve të rinj më të mirë në top-ligën italiane këtë sezon.

Ai debutoi si senior këtë sezon në Serie A.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Janar, 2020 22:22

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA