Dy pacient shërohen në Shtip derisa edhe 14 të tjerë trajtohen atje, informojnë nga MSH

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 8, 2020 19:44

Dy pacient shërohen në Shtip derisa edhe 14 të tjerë trajtohen atje, informojnë nga MSH

Pas informacionit të marrë nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë informon se këtë pasdite janë regjistruar edhe dy pacient të shëruar nga Shtipi të cilët u mjekuan në shtëpi me një sëmundje të lehtë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të ekipit mjekësor nga spitali në Shtip.

Sipas protokollit, mbi këta individë u kryen dy teste kontrolli dhe ato treguan rezultat negativ në virusin Korona.

Për momentin, 4 pacientë janë duke u trajtuar në spitalin e Shtipit nga Covid-19 dhe spitali i Shtipit po ndjek edhe 14 pacientë të tjerë me një formë të lehtë të sëmundjes, të cilët janë nën trajtim në shtëpi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 8, 2020 19:44