Dy pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 20:19

Dy pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

Dy pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se katër pacientë të tjerë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, po trajtohen me oksigjenoterapi.

“Katër pacientë ndodhen me oksigjenoterapi, ndërkaq dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë ai.

“Është një pacient për të cilin kemi raportuar edhe më herët. Nëse marrim në përgjithësi, numri total i pacientëve që i kemi pasur të infektuar, gjysma e tyre janë shëruar”, ka deklaruar Krasniqi.

227 persona janë të infektuar nga COVID-19 në Kosovë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 20:19