Dy raste të sulmeve fizike në Tetovë e Gostivar brenda 24 orëve

Driton Zenku
By Driton Zenku October 17, 2019 14:17

Dy raste të sulmeve fizike në Tetovë e Gostivar brenda 24 orëve

Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, mbrëmë  rreth orës 23 e 15 minuta, kanë privuar nga liria personat  R.B. (35), K.A. (27), A.B. (21) dhe një 17-vjeçar të gjithë nga Tetova, në cilët paraprakisht në një objekt hotelerik në rrugën ,,Boris Kidriç,, në Tetovë, kanë sulmuar fizikisht 43-vjeçaren Sh.N. dhe burin e saj 38-vjeçarin A.A. nga Bogovina e Tetovës, transmeton Flaka

Katër pjesmarësit në këtë sulm fizik, janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të pasoj edhe parashtresë adekuate.

Po ashtu, dje rreth orës 16 e 20 minuta, pjestarët e policisë të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria 47- vjeçarin B.A. nga Gostivari, i cili e ka sulmuar fizikisht 37-vjeçarin I.E. gjithashtu nga Gostivari.

Rasti është duke u zbardhur, kështu që do të pasoj edhe parashtresë adekuate. Flaka

Driton Zenku
By Driton Zenku October 17, 2019 14:17