Dy rastet e reja, kontrollohen edhe 40 pasagjerë që kanë udhëtuar me çiftin nga Dibra

Desk
By Desk March 6, 2020 22:04

Dy rastet e reja, kontrollohen edhe 40 pasagjerë që kanë udhëtuar me çiftin nga Dibra

Dy raste të reja të infektuar me koronavirus në vend. Bashkëshortët 62 dhe 68-vjeçarë nga Dibra janë konfirmuar sot se janë pozitive nga “Covid 19”. Ata arritën në 27 shkurt nga Brescia, në veri të Italisë, me autobusin që transportonte rreth 40 pasagjerë, përcjell FLAKA.

“Pasi kaluan kufirin me autobus, udhëtarët u dërguan në Kumanovë, Shkup dhe Dibër. Pasagjerët atëherë nuk kishin simptoma dhe më pas me simptoma shumë të buta thirrën në 2 Mars, të hënën, mjekun e familjes, i cili nuk njohu asnjë indikacion për të bërë testin e koronavirusit. Ai i dërgoi ata në shtëpi për trajtim, kështu që sot kanë telefonuar në spitalin në Dibër, ku vjen një specialist i sëmundjes infektive nga Gostivari”, tha Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë.

Ata kanë një formë të butë të infeksionit të sipërm të frymëmarrjes dhe do të transferohen sonte nga Dibra në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Të dy pacientët pretendojnë se vetëm vëllai i gruas kishte kontakte me ta prej kur kanë ardhur nga Italia.

Ministria e Brendshme ka identifikuar udhëtarët e tjerë të autobusit që kanë mbërritur me dy pacientët. Ata do të vendosen dhe intervistohen sonte dhe nesër dhe sipas shëndetit dhe kontakteve të tyre që kanë pasur ndërkohë me persona të tjerë, do të merren masat e duhura.

“Rreziku më i madh është te ata që kanë qenë ulur në para dhe pas të të infekrtuarve, por ne do të intervistojmë të gjithë pasagjerët”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sidoqoftë, Filipçe thekson se rreziku i transmetimit të linjës së dytë të infeksionit është shumë më i ulët se ai i kontaktit të drejtpërdrejtë. Si shembull, ai citon shoqëruesit e një gruaje që u diagnostikua për herë të parë me koronavirus në vend, të cilët deri më tani nuk kanë treguar simptoma të infeksionit. Grupi më kritik dhe më i rrezikshëm, thotë ministri i shëndetësisë, janë njerëz që janë inkubuar, në veçanti, nuk kanë simptoma të sëmundjes dhe që nuk janë të vetëdijshëm se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët.

Filipçe informoi sonte që 20 turistë nga Singapori dhe Japonia u kontrolluan sot që kanë hynë nga Rumani përmes Deve Bair dhe të gjithë, tha ai, ishin të shëndetshëm. FLAKA

Desk
By Desk March 6, 2020 22:04