Dy shtetas të RMV janë evakuuar në një kamp në Marakesh pas tërmetit në Marok

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 16:57

Dy shtetas të RMV janë evakuuar në një kamp në Marakesh pas tërmetit në Marok

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllime për viktimat nga tërmeti katastrofik që goditi Marokun, me epiqendër në provincën Al Hauz, në jugperëndim të Marakeshit.

Nga MPJ-ja informojnë se Përfaqësia jonë diplomatiko-konsullore në Kajro është në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për qytetarët që mund të jenë në rajonet e prekura dhe nevojën për evakuim.

“Në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Kajro, deri më tani janë paraqitur vetëm dy shtetas tanë, të cilët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në një kamp në Marrakesh, në gjendje të mirë dhe nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Ftojmë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe në numrin SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/273-732.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 16:57
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.