Dy skenare për Maqedoninë e Veriut: Ose shqiptarët do të vendosin për presidentin ose…
Me pjesëmarrjen e ulët në raundin e parë (më pak se 50%), siç pritej, Maqedonia Veriore po pret një raund të dytë zgjedhjesh presidenciale që do të mbahen më 5 maj. Supozohet se kandidati i Zoran Zaev do të fitojë në raundin e dytë, sepse vota mund t’i jepin votuesit shqiptarë. Kjo është shkruar nga “Blic” serb, duke iu referuar gazetës kroate “Utrinski vesnik”, përcjell FLAKA.
Edhe pse Stevo Pendarovski, kandidati i Social Demokratëve në pushtet të Zoran Zaevit dhe një tjetër duzinë partnerësh të koalicionit më të vogël, dhe përfaqësuesi i opozitës Siljanovska Davkova, pothuajse janë të barabartë me pak më shumë se 42% të votave, duket se në raundin e dytë, përkundër kësaj, kandidati i shumicës duhet të fitojë, qëndron më tej në analizën e medias së lartpërmendur.
Gjegjësisht, i treti me 11% të votave ishte Blerim Reka, kandidat i disa partive më të vogla shqiptare. Por supozimi është se ky ishte një maksimum për Siljanovskën dhe se shqiptarët, votuesit aktualë të Rekës, do të japin votën për Pendarovskin, kështu që ai do të ketë shumë mundësi për të fituar zgjedhjet, shkruan “Utrinski vesnik” i Kroacisë.
Në të dy skenarët e theksuar nga mediat në rajon, thuhet se të paktën 40% e votuesve duhet të dalin në mënyrë që të jenë efektive zgjedhjet dhe ndoshta VMRO DPMNE mund të arrijë një taktikë për bojkotimin e zgjedhjeve, në mënyrë që ata të mund të hapin një krizë të re institucionale dhe politike. Këto zgjedhje, me përjashtim të votës për kreun e ri të shtetit, janë një referendum i caktuar për Zaevin dhe politika e tij dhe aleancën me shqiptarët, qendron më tej në tekst.
Gjegjësisht, Zaev është kredituar me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, me të cilën vendi e ndryshoi emrin e vet në Maqedonia e Veriut dhe kështu doli nga izolimet e shumta të saj dhe në qershor duhet të marrë datë për negociatat e pranimit në BE dhe në dhjetor të bëhet anëtar i plotë i NATO-s, gjë e cila duhet të kishte ndodhur në vitin 2009 kur u pranuan Kroacia dhe Shqipëria.
VMRO DPMNE kundërshtoi Marrëveshjen dhe tani përpiqet ti vërë Zaevit në supe një presidenti i cili do të shkaktojë telashe apo do të shkaktojë një krizë të re nëse zgjedhjet dështojnë, gjë që mund të krijojë zgjedhje të reja parlamentare dhe kështu të shtyjë datën e bisedimeve me Brukselin, gjë e cila do ta çonte Maqedoninë Veriore një hap prapa. FLAKA