Dy të lënduar në një aksident të rëndë para Parlamentit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:30

Dy të lënduar në një aksident të rëndë para Parlamentit

Para pak çastesh, një aksident i rëndë trafiku ndodhi në rrugën “Dimitrije Cupovski” para Parlamentit, në të cilin të paktën dy persona u plagosën.

Aksidenti ndodhi kur një motor për arsye të panjohura kaloi në anën e kundërt të rrugës dhe u përplas direkt me një makinë Fiat.

Të plagosurit u dërguan në spitalin “Shën Naum Ohridski”. Lëndimet nuk dihen ende por inspektimi po vazhdon. (koha.mk)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:30