Dy të vdekur nga rrufeja para Shtëpisë së Bardhë, dy të tjerë të plagosur rëndë në Uashington

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 21:43

Dy të vdekur nga rrufeja para Shtëpisë së Bardhë, dy të tjerë të plagosur rëndë në Uashington

Policia tha sot se një cift të moshuarish që u goditën mbrëmë nga një rrufe e fortë, e papritur pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, kanë humbur jetën.

Touristët Donna Mueller, 75 vjeçe, dhe James Mueller, 76, ishin mes katër të shtruarve në spital në gjendje kritike pasi u goditën nga rrufeja në sheshin Lafayette mbrëmjen e të enjtes, tha policia vendore.

Në vonë ata ishin të shpallur të vdekur ndërsa një tjetër burrë e një grua mbeten në gjendje kritike prej të njëjtës ngjarje, thanë autoritetet.

Të plagosurit ishin transportuar për në spital teksa zëdhënësi i zjarrfikësave Vito Maggiolo tha për rrjetin Fox News se zyrtarë të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë u kishin dhënë ndihmën e shpejtë viktimave të goditjes.

Muajin e kaluar një efektiv i ushtrisë u vra nga rrufeja dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një stërvitjeje në bazën Fort Gordon Army në Georgia, SHBA.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 21:43
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.