Dy vrasje brenda pak ditëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:46

Dy vrasje brenda pak ditëve

T&S

Në Maqedoni java ka filluar me kronikë të zezë. Vetëm ditën e djeshme autoritetet dhanë detaje për dy vrasje të reja të ndodhura në vend në periudhën e kaluar

Në Maqedoninë e Veriut java ka filluar me kronikë të zezë. Vetëm ditën e djeshme autoritetet kanë dhënë detaje për dy vrasje të reja të ndodhura në vend në periudhën e kaluar. Gjegjësisht, një 62-vjeçar nga fshati Bogomillë iu nënshtrua plagëve të marra pasi u sulmua nga një djalë 20-vjeçar nga i njëjti fshat. “Me datë 23.01.2023 në ora 00:20 në fshatin Bogomillë, Komuna Çashkë, zyrtarë policorë nga Velesi kanë privuar nga liria I.T (20) nga fshati Bogomillë. Më datë 22.01.2023 rreth orës 20:30 në fshatin Bogomillë, mes tij dhe R.S.(62) nga fshati Bogomillë, ka ndodhur një përleshje fizike, pas së cilës i njëjti është larguar nga vendi dhe për pak kohë R.S. është gjetur i vdekur”, njofton MPB.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion ndërsa i dyshuari I.G. është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë procedura përkatëse.

Rast tjetër është edhe e moshuara nga Strumica e cila është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në rrugën “Dimitar Cvetinov”. Sipas informacioneve të fundit, ajo është vrarë.  Informatat fillestare nga Prokuroria Themelore e Strumicës pas obduksionit kanë treguar se shkak i vdekjes ka qenë forca e jashtme, përkatësisht ajo është vrarë apo mbytur. Prokuroria e Strumicës nuk jep më shumë detaje në interes të hetimeve. Ata shtojnë se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e autorit apo autorëve të këtij akti të rëndë. Ndryshe, trupi i pajetë i të moshuarës, e cila jetonte e vetme, është gjetur të premten pasdite nga familjarët e afërt, të cilët kanë lajmëruar Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe prej andej kanë njoftuar policinë. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:46