Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u regjistruan të premten 12 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se ka testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Stanovc), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste në Gërnçar) dhe një rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ai po ashtu bën të ditur për shërimin e nëntë pacientëve.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1,064, ndërsa i të shëruarve në 829.

Tridhjetë pacientë të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Maj, 2020 22:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

MARKETING