Dyshime për Covid-19, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vetizolim

Desk
By Desk May 11, 2020 19:28

Dyshime për Covid-19, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vetizolim

Kryeministri në detyrë I Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga sot do të jetë në vet-izolim pasi një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane , ka pasur kontakt të ngushtë me një person pozitiv në testin për COVID-19.

Në sqarimin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti thotë se janë marrë mostrat dhe po pret rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE. Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë” shkruan Kurti në postim. Edhe anëtarët e tjerë të kabinetit të Kurtit janë në vetizolim. Vetëm sot në qendrën klinike në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me Covid 15 pacientë . Në gjilan mbrëmë rezultuan pozitivë 10 perosna, mes tyre 4 pjestarë të spafit pediatrik të infektuar nga një mjeke.

Desk
By Desk May 11, 2020 19:28