E bllokuar në Londër, Arbenita e shqetësuar: Nuk mund të takoj Feron!

E bllokuar në Londër, Arbenita e shqetësuar: Nuk mund të takoj Feron!

Arbenita Ismajlin e ka gjetur izolimi nga pandemia e koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Duket se modelja bukuroshe po e kalon karantinimin vetëm, pa familjen apo të dashurin.

E mërzitur, vetëm pak orë më parë ajo ka publikuar në Instagram një selfie, ku edhe shpreh shqetësimin se nuk mund të takojë dot Feron.

“Kam ngecur në Londër. Nuk mund të kthehem për të takuar familjen dhe të dashurin. Shpresoj që e gjithë kjo të përfundojë mirë,” shkruan Arbenita.

Linda Limani
nga Linda Limani 31 Mars, 2020 23:07

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.