E diela ditë jo pune, Oda Ekonomike, tërheq iniciativat nga Gjykata Kushtetuese

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 19:38

E diela ditë jo pune, Oda Ekonomike, tërheq iniciativat nga Gjykata Kushtetuese

Dy iniciativat e dorëzuara deri te Gjykata Kushtetuese me të cilat kontestohet ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për mardhënie të punës, në kundërshtim me lirinë, tregun e ndërrmarrësisë dhe barabarsinë e qytetarëve, Oda Ekonomike i tërhoqi nga Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Kryetari I Odës Ekonomike Branko Ayeski, u zotuan se dialogu i ndërsjellë do të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët.

“Arritëm marrëveshje që kërkesat e Odës Ekonomike sa i përket vendimit e diela ditë jopune e cila ishte e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese se e njejta do të tërhiqet, dhe së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale dhe me Ministritë e tjera dhe përmes dialogut social ekonomik do të gjindet zgjidhje edhe për të punësuarit por edhe për kompanitë dhe do të ketë qëllim të vazhdojë e diela ditë jo pune por prapseprap të respektohen të gjith aspektet”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Këshilli drejtues solli vendim që me rastin e 100 vjetorit të Odës Ekonomike 18 shkurt të tërheqë nismën e dorëzuar para Gjykatës kushtetuese për të dielën ditë jo pune dhe ta shfrytëzojmë kët periudhë kohore një muajshe që me dialog të përforcuar ti shqyrtojmë të gjitha aspektet e ligjit dhe të gjejemë zgjidhje të përbashkët dhe nëse vimë deri te ajo oda ekonomike bëri të ditur se muajin e ardhshëm më 18 shkurt do ta tërheq këtë vendim”, theksoi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.

Zgjidhja ligjore me të cilën e diela u shpall ditë jopune hyri në fuqi më 1 janar. Nga kjo datë janë paraparë masa rigoroze për pundhënësit që nuk do ta respektojnë kët vendim.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 19:38

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare