E fejuara shtatzënë e Boris Johnson vuan nga simptomat e COVID-19

E fejuara shtatzënë e Boris Johnson vuan nga simptomat e COVID-19

E fejuara e Boris Johnson, Carrie Symonds, e cila është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit, thotë se ajo ka kaluar javën e kaluar në shtrat me simptoma të koronavirus.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale zonja Symonds thotë që ajo ende nuk është testuar për COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, shkruan lajmi.net.

 

“Unë e kam kaluar javën e kaluar në shtrat me simptomat kryesore të Coronavirus,” tha ajo në Twitter.

Por Carrie thotë se pas një pushimi të shkurtër tani ndjehet më mirë. “Nuk kisha nevojë t’i nënshtrohem testeve, pas shtatë ditësh pushimi, ndihem më e fortë dhe në gjendje të mirë”.

“Të qenit shtatzënë me Covid-19 është shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzëna, ju lutemi lexoni dhe ndiqni udhëzimet më të azhurnuara. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 4 Prill, 2020 22:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.