E gjithë vëmedja te koronavirusi, ndërsa numri i të sëmurëve nga gripi shënon rritje drastike në vend

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 21:55

E gjithë vëmedja te koronavirusi, ndërsa numri i të sëmurëve nga gripi shënon rritje drastike në vend

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin “Top Tema” në TV Telma tha se këtë vit ka pasur një rritje drastike të pacientëve me grip sezonal, krahasuar me vitet e kaluara. Ai tha se është e mundur të testohehen materialet më tej për të parë nëse është i pranishëm te këto pacientë koronavirusi, përcjell FLAKA.

“Ne kemi analizuar numrat e gripit sezonal, mesatarisht 20,000, këtë vit ka 37,000, gati 80 ose 90 përqind më shumë të infektuar. Materialet u analizuan në prani të viruseve të tjerë që shkaktojnë grip sezonal, dhe ato mund të testohen më tej për të parë nëse ndonjë nga ata pacientë kishte koronavirus. Sidoqoftë, në këtë fazë, fokusi ynë është tek të infektuarit me koronavirus”, tha Filipçe. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 21:55