E komentojnë se bën jetë luksoze, Roza Lati rrëfen periudhën e vështirë të përballjes me stresin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:09

E komentojnë se bën jetë luksoze, Roza Lati rrëfen periudhën e vështirë të përballjes me stresin

Njëra nga moderatoret që merr vëmendje të madhe është Roza Lati.

Postimet e saj marrin vëmendje dhe ajo komentohet për jetën e saj luksoze, shkruan lajmi.net.

E së fundi moderatorja është duke shijuar një pushim në ishujt e Maldives.

Nuk kanë munguar edhe imazhe e video të ndryshme nga atje.

Por, derisa të gjithë ia kanë lakminë për jetën e saj, përmes një postimi ajo ka zbuluar se gjendja e saj nuk është kaq e mirë sa duket në imazhe.

Moderatorja e “Why Not”, ka treguar se muaji Tetor dhe Nëntor përkundrazi kanë qenë dy nga muajt me të rëndë për gjendjen e saj psikologjike dhe fizike.

“Për të gjithë ata që më shkruajnë që kam lindur për qejf, që e kam në terezi dhe bla bla bla… Tetori dhe Nëntori kanë qenë dy muajt më të vështirë për mua psikollogjikisht dhe fizikisht. Ti nuk e ke iden sa rrija pa ngrënë bukë se më prehej oreksi nga stresi. Unë që e manovroj gjendjen e ankthit me meditimin te pemet… as Pemet s’po më bënin më derman për ankthin që s’po më lëshonte. Kam qarë e qarë… një natë po e një natë jo…. Por të gjitha keto nuk mund ti shprehesh në instagram. Se fundja secili ka hallet e veta. Por e rëndësishme është që… Puna aty është gjithmonë. Stresi aty është gjithmonë. Me çfarë ka shkruar Zoti nuk lufton dot. Thjeshtë shkëputu. Turn it OFF. Zhduku. Merr veten. Recharge. Trupi jonë, truri jonë, janë tempulli që ne nuk e ndërrojmë dot kurrë. Dhe duhet të kujdesemi. Boll me inboxe xhelozie. Shkruaj një “E Meriton o Roza” dhe jemi ne rregull. Ose nëse s’ke koment te mire, mos shkruaj fare. Madje madje, feel free to unfollow poqëse ti pengova sytë. Flm. Klm. Rsp.”, ka shkruar moderatorja./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:09

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...