E konfirmon Zajkova, në takimin me Kovaçevskin është folur edhe për zgjerimin e Qeverisë me ASH-në

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:49

E konfirmon Zajkova, në takimin me Kovaçevskin është folur edhe për zgjerimin e Qeverisë me ASH-në

Kryetarja e Partisë Liberal Demokrate, Monika Zajkova sot komentoi takimin e djeshëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me një pjesë të partnerëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. Zajkova tha se në takim është folur edhe për mundësinë e zgjërimit të shumicës parlamentare me Aleancën për Shqiptarët.

“Janë rishikuar mundësitë për respektivisht planin se si do të lëvizim më tej në rrugën eurointegrues, na u fol për mundësitë për rritjen e shumicës qeveritare”, tha Zajkova duke shtuar se në takim nuk është folur për detale rreth hyrjes në ASH-së në Qeveri, por që nga partnerët është kërkuar që kryeministri të jep detaje rreth “potencialit kadrovi” të ASH-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:49