E-mail mesazhet e rrejshme, policia identifikon disa autorë

Desk
By Desk May 11, 2020 20:27

E-mail mesazhet e rrejshme, policia identifikon disa autorë

Pas sulmeve kibernetike të javës së kaluar kur në emër të MPB-së qytetarëve u shkonin e-maile për tu paraqitur në polici, por edhe pas sulmeve në aplikacione të ndryshme, sot është bërë tentim edhe për keqpërdorime të Ministrisë së Shëndetësisë. Nga kjo ministri njoftojnë se në emër të saj, qytetarëve u është shpërndarë një e-mail me përmbajtje të rreme.

Ministria e Shëndetësisë:

“Mes qytetarëve shpërndahet e-mail me përmbajtje të pavërtetë e dërguar nga adresë e rrejshme e cila i ngjan Ministrisë së Shëndetësisë. Është njoftuar Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pran MPB-së i cili punon për këtë rast. E-maili zyrtar i ministrisë resorë është contact@zdravstvo.gov.mk U bëjmë apel qytetarëve të mos bien pre e këtyre manipulimeve.”

Ministria e Punëve të Brendshme, tashmë ka identifikuar disa persona si të dyshuar në tentimin për t’i mashtruar qytetarët, duke u dërguar e-maile të rrejshme në emër të MPB-së dhe për personat të cilët u dërgonin qytetarëve thirrje të dyshimta në aplikacione të ndryshme. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski deklaron se gjatë hetimeve kanë arritur deri tek disa persona që këto aktivitete i kanë bërë në koordinimin me persona të tjerë jashtë shtetit, përfshirë edhe nga Hungaria.

Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së vepron dhe tashmë ka avancim në hetim ku kemi arritur në një sërë të dhënash të cilat çojnë drejt kryerësit dhe ndërmarrim masa përkatëse në koordinim me prokurorinë që këto çështje të jenë të sanksionuara”-tha Toni Angellovski, MPB.

Nga MPB, nuk japin detaje se sa qytetarë kanë rënë preh e e-maileve të rrejshme ose thirrjeve në aplikacionet e ndryshme. As zbardhin se cili ka qenë motivi i autorëve të sulmeve kibernetike, por apelojnë që qytetarët të jetë të kujdesshëm pasi policia nuk bënë ftesa përmes e-maileve.

Posaçërisht, nuk mund të marrin porosi nga Ministria e punëve të brendshme pasi MPB në asnjë rast nuk dërgon ftesa për hetime ose për çfarëdo qoftë rasti përmes e-mailit, ato ftesa i dërgojmë vetëm në mënyrën me letër dhe personalisht personit që është i përfshirë”-pohoi Toni Angellovski, MPB.

Eksperti, Bojan Kordallov, thonë se qytetarët mund të kenë pasoja të mëdha nga sulmet kibernetike.

Pasojat janë të ndryshme nëse ndonjë qytetar i jonë është cak i sulmit kibernetikë, nga vjedhja e të dhënave personale, sulme në llogaritë bankare, por edhe sulme të tjera siç janë kodet personale dhe çështje tjera private që mund të keqpërdoren. Mund të shkohet edhe më larg deri tek fëmijët dhe të rinjtë të cilët mund të manipulohen, keqpërdoren dhe tu dërgohen përmbajtje joadekuate për moshën e tyre, të cilat çojnë deri në pasoja psikologjike dhe të ndryshme, ose siç kemi parë në nivel botëror edhe deri në vetëvrasje”-tha Bojan Kordallov, ekspert.

Ekspertët thonë se sigurimi në internet është obligim personal i qytetarëve dhe apelojnë që qytetarët gjithmonë të informohen mirë për mënyrën e përdorimit të çdo aplikacioni ose platforme dhe të kujdesen sa ata e garantojnë privatësinë dhe të dhënat personale. (Alsat)

Desk
By Desk May 11, 2020 20:27