E përbashkëta e Hazir Jakupit, gjyshit të Nezat Bejtës dhe këtij të fundit!

E përbashkëta e Hazir Jakupit, gjyshit të Nezat Bejtës dhe këtij të fundit!

“Hazir Jakupi, ishte burrë i pashëm, vishej thjeshtë po me shije, mbante mustaqe të holla dhe kishte trup të bëshëm të drejtë dhe të fuqishëm, ishte njeri me intelekt dhe shume i zgjuar. Ajo qe te bente pershtypje tek Xori ishte se, ai nuk e njhte frigen, ishte trim dhe i pa perkulur ndaj njerezve te diktatures, asnjehere nuk e mohoj idealin e te qenurit nacionalist, per te cilin kishte luftuar edhe me arme ne dore, sic e kishin mohuar shume te tjere”.

Kështu e përshkruan Hazir Jakupin, miku i tij me prejardhje nga Reka e Epërme, Selman Ferhati, i cili jeton dh vepron në Shqipëri.

Por kush ishte Hazir Jakupi? – Sias shpjegimit të Selman Ferhatit, ai është gjyshi i ish kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta.

Ky i fundit përmes një shkrimi në Facebook, ka falenderuar Selman Fehratin për shkrimin mbi jetën dhe veprën e gjyshit të tij.

“Të faleminderoj nga zemra i nderuari Selman Ferhati për këto fjalë dhe fotografi (nëna dhe gjyshi) shumë domethënëse për familjen time. Më vjen mirë që kujtohet jeta dhe vepra e gjyshit tim të ndjerë, Hazir Jakupi. Respekt, z. Selman Ferhati”, shkruan Nevzat Bejta, i cili sikurse gjyshi i tij, për liri të kombit të vet, në vitin 2001 iu bashkangjit UÇK-së.

Bejta për dy mandate derejtoi me sukses edhe komunën e Gostivarit, duke vendosur “themelet” e një qyteti modern dhe kthimin e të njetit, siç ai shpesh i thoshte “nga një fshat i madh, në një qytet”.

Siç duhet Bejta paska trashëguar shumë nga gjyshi i tij atëdhedashës dhe intelektual.

Në vazhdim ua sjellim shkrimin e plotë për gjyshin e tij nga Selman Ferhati:

Selman Ferhati
Hazir S. Jakupi
1908 – 1986

Si shqiptar, si rekas dhe si intelektual, ndihem i obliguar te shkruaj dicka per opinionin e Rekes, rreth personalitetit te nacionalistit dhe shqiptarit te madh nga fshati Tanushaj Hazir S. Jakupi. Thjeshte ta nxjerre nga harresa dhe te sjell ne kujtesen tuaj, vlerat e ketij patrioti te madh, qe nga momenti qe une e kam njohur ate ne qytetin e Fierit, ku ai do te kalonte nje pjese te jetes se tij deri ne momentet qe u nda nga kjo jete.

Fillimisht krejt rastesisht jam njohur me z.Mustafa Tosuni nga fshati Tanushaj. Mustafa ishte bashke me Xhezairin (mbiemrin e te cilit nuk e kujtoj) nga fshati Grekaj, te cilet, ne kete kohe, ishin te punesuar ne nje fabrike te prodhimit te tullave, e cila ndodhej perbri shkolles ku une studjoja, behet fjale per vitin e larget 1963, te shekullit XX-te.

Nje shok i imi student, me te cilin kishim dal per shetitje, duke kaluar perbri fabrikes ne bisede e siper me thote se, ne kete fabrike punojne dy kosovare (ne ate kohe te gjithe konsideroheshim si kosovare) me duket se jane te anes tende, me tha. Ne kete moment dalin nga fabrika Mustafa bashke me Xhezairin, ky shoku im pershendetet me ta dhe me prezanton edhe mua me ta, duke u thene atyre se edhe ky shoku eshte nga anet tuaja…… Ne kete menyre mbeta mik i perhershem me Mustafen dhe Xhezairin, qe te dy keta ishin njerez te persosur. Pas disa vitesh mesova se Xhezairi kishte pesuar disa c’rregullime psiqike…..

Pastaj me vone me Hazir Jakupin me prezantoj Mustafa. Te dy bashke, nje mbasdite erdhen dhe me takuan ne konviktin e shkolles. Pasi u takuam, morem leje ne konvikt per mua, dhe shkuam u ulem ne nje kafe ku ndejtem per nje kohe relativisht te gjate. Per Hazirin kisha degjaur edhe nga babai im Ferati qe ne femirine e harshme, por me shume per te me kishte folur Ramadan Zylfini (Mitragola) nga fshati Nistrove. Ramadani nje njeri i mbare me intelekt te zhvilluar dhe njeri i shkelqyer ne te gjitha drejtimet. Ramadanin e gjeta ne kampin e perqendrimit ne Lushnje, punonte si guzhinjer, edhe pse kishim diference te madhe ne moshe do te beheshim shok te ngushte.

Hazir Jakupi, ishte burre i pashem, vishej thjeshte po me shije, mbante mustaqe te holla dhe kishte trup te beshem te drejte dhe te fuqishem, ishte njeri me intelekt dhe shume i zgjuar. Ajo qe te bente pershtypje tek Xori ishte se, ai nuk e njhte frigen, ishte trim dhe i pa perkulur ndaj njerezve te diktatures, asnjehere nuk e mohoj idealin e te qenurit nacionalist, per te cilin kishte luftuar edhe me arme ne dore, sic e kishin mohuar shume te tjere. Ishte njeri i ndershem, puntor i madh dhe jetonte me dhe djersen e vet. Kishte simpati per Verbgjanin dhe verbgjanasit. Shpesh-here ma perseriste se “ti vjen nga nje xhins qe eshte me i miri ne Verbgjan”, per te qene i sinqerte me lexuesin, me pelqente kur me lavderonte xhinsin, por meseshumti me pelqente kur fliste me superlativa per Verbgjanin dhe verbgjanasit. Kete fshat ai e konsideronte si “qender patriotike te Rekes”, kishte simpati te vecante dhe fliste me superlativa per Mulla Imerin. Ne menyre te vecante me pelqente kur fliste per kohen qe kishte qendruar ne mal dhe se, si ishte strehuar e fshehur nga verbgjanasit, ishte episod te cilin pothuajse sa here qe takoheshim do te tregonte se:

“Pas vendosjes se pushtetit sllavokomunist ne anet tona, neve na u desh qe te dalim maleve per ti luftuar keta pushtues te rinj, mirepo me kalimin e kohes nga friga qe kishte ngjallur terrori qe ushtronte ky pushtet kriminal mbi popullsine e fshatrave tona, dalngadale ata filluan ti mbyllin dyerte e shtepive per ne te malit, me perjashtim te fshatit Verbgjan dhe verbgjanasve, te cilet me gjithe represionin dhe mjerimin qe kishte mbjellur ne jeten e tyre te perditshme pushtuesi, ata (verbgjanasit) gjeten kurajo dhe guxim dhe na qendruan afer na strehuan, na ushqyen, na mbrojten nga vdekja dhe na shpetuan jeten duke rrezikuar jeten dhe familjet e tyre. Te ketilla sakrifica, duke rrezikuar edhe jeten e tyre, pervec verbgjanasve askush tjeter nuk i ka bere ne anet tona…”

Kete histori per Verbgjanin e verbgjanasit do te degjoja edhe nga Ramadan Zylfini, Sefer Hyseini, Hajet Imeri, Ismet Sinani (Ternica) nga Ramizi mbiemri i te cilit nuk me kujtohet, por supriza me e madhe ishte per mua kur kete kompliment per Verbgjanin do ta degjoja edhe nga Bajram Doberdolli. Eshte interesant se te gjithe keta burra kane qene me intelekt te zhvilluar, te mencur dhe shume patriote. Me te gjithe keta burra shume te nderuar kam pasur marredhenie te mira, edhe pse kam qene shume me i ri ne moshe nga ata, me respaktonin dhe me degjonin me vemendje ne bisedat qe benim.

Me Hazir Jakupin, kam qene ne marredhenie te ngushta sepse e vleresoja si per te shkuaren e tij patriotike ashtu edhe per cilesite qe kishte, por duhet sqaruar se, nuk eshte e vertete se “Xori me ka rritur e edukuar mua” sic spekullon dikushi, e verteta eshte se une kam mesuar shume gjera nga Xori, por ato i kam mesuar duke bashkebiseduar me nje shok te respektuar dhe jo me nje tutor sic mendojne disa mendje te vogla. Me dore ne zemer duhet thene se as Xori nuk kishte prirje per te qene tutor.

Dikujt edhe nuk i vjen mire qe une flas me superlativa per Xorin, nuk i keqkuptoje as ata qe nuk duan te degjojne mire per kete shqiptar te madhe dhe patriot te spikatur, pasi shume nga keta vuajne nga xhelozia dhe inferioriteti, ata nuk mund te krahasoen as me hijen qe ka bere Xori e jo me me Xorin e vertete.

A e dini sepse flas keshtu?

Flas keshtu, sepse disa nga ata qe nuk u pelqen e verteta rreth figures madheshtore te Xorit, une i njof, dhe ndiej keqardhje kur kujtoj se nje pjese e tyre jane te sperkatur nga llumi i krimeve qe jane kryer, mbi shqiptaret e ketyre aneve, nga bullgaret dhe shqiptaret e maqedonizuar, dhe disa te tjere kane hyre deri ne fyt ne kete llum krimesh. Per te ilustruar kete realitet mjafton te sjelle ne kujtesen e opinionit se nga dhjetra bashkeluftetare te Xorit, te cilet jane pushkatuar nga UDB-ja famekeqe me kriminelin Hrizan Merce ne krye, thjeshte sepse kan aspiruar Shqiperine Etnike, akoma sot e kesaj dite asnjeri prej tyre nuk eshte rehabilituar duke vendosur ndonje pllake perkujtimi, apo te ngrihet ndonje lapidar ne Ternice fjalavjen, ne kujtim te gjakut te tyre te pafajshem.

Thjeshte rendita disa te verteta te pa kontestueshme qe flasin per shqiptarin e madh Hazir Jakupin e Tanushajve, per te sjelle ne vemendjen e rekasve se gjaku i derdhur ne vitet 1945-1950 eshte i barazvlefshem me gjakun e derdhur ne vitin 2001, sepse ai gjak eshte derdhur per te njejtin ideal, prandaj……

Hazir S, Jakupi, eshte nje figure e cmuar e patriotizmit shqiptar ne Reken e Eperme dhe meriton te vleresohet e respektohet nga te gjithe ne rekasit.

Per Tanushajt dhe tanushaket ne kendveshtrimin tim eshte krenari.

Tirane me 9 Maj 2020.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Maj, 2020 21:38

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.