E rëndë/ Gruaja shtatzëne dhunohet në mes të rrugës dhe humb fëmijën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:36

E rëndë/ Gruaja shtatzëne dhunohet në mes të rrugës dhe humb fëmijën

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në Kilkis në Greqi, ku një  30-vjeçare shtatzëne është sulmuar nga një grup të huajsh në mes të rrugës. Bëhet me dije se si pasojë e dhunës ajo ka humbur foshnjën e saj. Sipas mediave, gruaja ra pre e një grabitjeje të dhunshme dhe humbi foshnjën e saj si pasojë e goditjeve që mori.

Ajo ka qenë duke shëtitur me bashkëshortin e saj 35-vjeçar dhe pesë fëmijët e tyre të mitur (3 deri në 13 vjeç), si dhe një tjetër të afërm. Familja dyshohet se po ndihmonte një grup emigrantësh të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Siç u bë e ditur, në një moment një prej trafikantëve një sulmoi gruan shtatzënë duke e rrahur dhunshëm për t’i marrë 2000 euro që kishte. Një nga fëmijët e u përpoq të mbronte nënën e tij, por edhe ai u godit, duke shkaktuar lëndime të lehta. 30-vjeçarja dhe fëmija i saj 6-vjeçar u dërguan në spital, ku mjekët konstatuan se shtatzënia ishte ndërprerë.

Trafikantët u larguan, por pas kërkimeve të policisë, si 30-vjeçari dhe tre bashkëpunëtorët e tij (përkatësisht 20 dhe 21 vjeç, nga Pakistani dhe Siria) u arrestuan mëngjesin e ditës së nesërme.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:36