E shtunë e zezë! Aksidentohet familja në Kukës, vdes 40-vjeçari në Tiranë, mjeti ndahet më dysh në Maliq

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Qershor, 2022 22:57

E shtunë e zezë! Aksidentohet familja në Kukës, vdes 40-vjeçari në Tiranë, mjeti ndahet më dysh në Maliq

Një familje është aksidentuar gjatë orëve të mbrëmjes në afërsi të Kukësit, ndërsa po udhëtonte nga Hasi.

Të plagosur kanë mbetur nëna dhe dy fëmijët, kurse babai drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta. të tre janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i njërës prej makinave.

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në tiranë pasi u përplas me një betoniere në Rrugën e Elbasanit në dalje të kryeqytet. ai po udhëtonte me motor. Policia njoftoi se 40-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Një automjet ka dalë nga rruga mesditën e të shtunës në fshatin Pirg në Maliq. dhe është përplasur me trafikndarësen anësore të rrugës.

Siç duket dhe nga pamjet përplasja ka qenë aq e fortë sa trafikndarësi e ka ndarë në mes automjetin. drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të shumta dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga makina. ai u dërgua në spitalin e Korçës për mjekim. Gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Top Channel

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Qershor, 2022 22:57