E thotë edhe Kovaçevski: E mundshme që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Janar, 2023 13:38

E thotë edhe Kovaçevski: E mundshme që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë

Kryeministri DImitar Kovaçevski deklaroi sot se Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë, por se kjo sipas tij varet nga dialogu politik. Kovaçevski me këtë rast ri-përsëriti qëndrimin e tij se të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkëngjiten konceptit për një Maqedoni evropiane, tani është koha që ta bëjnë atë.

“Lidhur me Aleancën për Shqiptarët, kam thënë se Aleanca ka shprehur vullnetin politik, se është për konceptin evropian të shtetit. Se a do të hyjë në qeveri, po, ekzistojnë shanse për këtë, ashtu siç kanë thëne edhe liderët e tjerë politikë.

Se a do të ndodh kjo, varet nga dialogu politik, i cili dialog gjithmonë ka dy aspekte, njëri është programor, tjetri është kadrovik, dhe derisa nuk ndodh diçka e tillë nuk mundemi të jemi të sigurt se do të ketë edhe një partner të ri qeveritar.

Megjithatë unë kam thënë që para tre muajve se të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkëngjiten konceptit për një Maqedoni evropiane, tani është koha që të bëjmë një gjë të tillë sepse nga ne varet qasja më e shpjete e vendit në BE, këtë qytetarët e presin”, tha Kovaçevski.

Lexo edhe:

“Një aleancë për Europën e bashkuar” mos është kjo porosi e Ahmetit që ia dërgon Taravarit?!

Taravari konfirmon lajmin e publikuar në Flaka. ASH drejt qeverisë!

Taravari konfirmon lajmin e publikuar në Flaka. ASH drejt qeverisë!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Janar, 2023 13:38