“E vërteta çdoherë është metoda më e mirë në luftën me lajmet e rrejshme”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:03

“E vërteta çdoherë është metoda më e mirë në luftën me lajmet e rrejshme”

Përhapja e së vërtetës çdoherë ka qenë metoda më e mirë në luftën me lajmet e rrejshme, që janë problem i përgjithshëm jo vetëm tek ne, por çdo kund në botë, thotë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Maçevski.

Duke folur për situatën momentale në vend, gjatë pjesëmarrjes së sontme në televizionin Tellma, Mançevski theksoi se në periudhën në vijim, qytetarët duhet të informohen në baza të ndryshme lidhur me krizën shëndetësore dhe si mund të mbrohen, ndërsa aplikacioni StopKorona! për ndjekje të qytetarëve të cilët kanë pasur kontakt me person të sëmurë, është vetëm një pjesë e tërë rrëfimit.

“Me rëndësi është ta shohim tërë rrëfimin si t’i informojmë qytetarët të mos jenë mjet i lajmeve të rrejshme. Mendoj se kredibiliteti që e ndërtuan para së gjithash autoritetet shëndetësore në krye me ministrin Venko Filipçe dhe besimin që e kanë tek ata qytetarët, pasqyron atë se po udhëhiqemi sipas analizave të ekspertëve dhe në pajtim me interesat e qytetarëve”, tha Mançevski.

Në pyetjen lidhur me deklaratën e kryetarit të BFI-së, i cili kërcënoi se nëse Qeveria nuk i plotëson kushtet dhe kërkesat e tij për ndihmë financiare BFI-së, do të bëjë thirrje qytetarët dhe besimtarët të kthehen në për xhami dhe të mos respektohen masat, Mançevski tha se pa dallim se për cilën do bashkësi fetare, rregullat janë rregulla dhe prioritet kulmor është shëndeti i qytetarëve. “Absolutisht do të zbatohen të gjitha metodat demokratike që i kemi në disponim në pajtim me gjendjen e jashtëzakonshme”, shtoi Mançevski.

 
 
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:03