E vërteta e strehimit të Erdogan në Tetovë 23 vjet më parë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 22:22

E vërteta e strehimit të Erdogan në Tetovë 23 vjet më parë

Një detaj interesant për Presidentin turk Tayip Erdogan është se ai ka jetuar për një periudhë kohore në Tetovë të Maqedonisë.

Ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll Ermal Kaleci tha se Erdogan ka jetuar për disa muaj atje në vitin 1999. Mësohet se Erdogan u strehua te një familje shqiptare pas lirimit të tij nga burgu.

Kjo pasi në vitin 1998 ai u dënua për nxitje të urrejtjes fetare për shkak se recitoi një poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri. 

Në këtë ngjarje ai u dënua me 10 muaj burg ku kreu vetëm 4 prej tyre.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 22:22