Edhe bastoret sportive nuk do të ofrojnë shërbime pas orës 23

Desk
By Desk October 22, 2020 14:26

Edhe bastoret sportive nuk do të ofrojnë shërbime pas orës 23

Asociacioni i bastoreve sportive (ABSM) informoi se në pajtim me masat e reja për mbrojtje të Covid-19 dhe kufizimin e kohës së punës së objekteve hotelierike, edhe bastoret sportive nuk do të ofrojnë shërbime hotelierike pas orës 23.

“Në tërësi e kuptojmë gjendjen epidemiologjike në vend dhe u japim përkrahje institucioneve në luftën kundër ballafaqimit me virusin. Pasi me vendim të Qeverisë, bastoret sportive nga 13 maji sërish i kanë hapur vendet për pagesë, punojmë në tërësi me protokollet e përshkruara nga Komisioni për sëmundje infektive dhe asnjë objekt i yni nuk është mbyllur për shkak të Covid-19. Vazhdojmë në mënyrë konsekuente t’u përmbahemi protokolloeve, kujdesi për të punësuarit tanë dhe lojtarëve dhe mbrojtja e shëndetit kolektiv mbeten prioriteti i ynë më i lartë”, kumtoi ABSM-ja.

Duke marrë parasysh gjendjen epidemiologjike, Asociacioni apelon në respektim të masave për mbrojtje personale nga ana e lojtarëve dhe respektim të protokollit, sipas të cilit punojnë bastoret sportive.

Desk
By Desk October 22, 2020 14:26