Edhe dy ditë afat, a e ka Republika Çeke në prioritet procesin e zgjerimit?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Qershor, 2022 23:24

Edhe dy ditë afat, a e ka Republika Çeke në prioritet procesin e zgjerimit?

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ndërhyjnë për zgjidhjen e ngërçit me Sofjen që ka bllokuar Maqedoninë e Veriut e po mban peng edhe Shqipërinë në përpjekjet për të marrë dritën jeshile të negociatave të anëtarësimit.

Propozimi francez parashikon ndër të tjera përfshirjen në kushtetutë të të drejtave të shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, apo dhe mosnjohjen prej saj të gjuhës maqedonase.

Por kryeministri maqedonas Dimitar Kocacevski e bëri të qartë se në formën aktuale, ky propozim është i papranueshëm për të dhe kërkoi rishikimin e draftit. Kjo gjë deri më tani, nuk ka ndodhur.

Zyrtarët në vend po presin të shohin cfarë do të bëhet deri të enjten, që është dhe dita e fundit e presidencës franceze të bllokut europian.

Pas kësaj, drejtimin e Këshillit e merr Republika Ceke, e cila e ka treguar se procesin e zgjerimit, nuk e ka në listën e prioriteteve të saj.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Qershor, 2022 23:24