Edhe dy ditë qumësht dhe pasta më të lira

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Mars, 2023 21:28

Edhe dy ditë qumësht dhe pasta më të lira

Nga e enjtja qytetarët do të konsumojnë spageti, makaronat dhe produktet e qumështit me çmime të ngrira nga 10 deri në 15 për qind. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha sot se tani për tani ulja është shumë e vogël, përcjell FLAKA.

“Ulja është shumë e vogël, por reagimet janë pozitive që në datën 16 mars të gjithë do të kenë tashmë çmime të ulura, sipas asaj që u përcaktua. Sigurisht që në datën 16 produktet do të arrijnë çmimin e caktuar, nuk po shohim që nuk ka vullnet nga ana tjetër”, tha Bytyqi.

Sipas zëvendëskryeministrit, vendimet për ngrirjen e çmimeve nuk janë marrë për të dëmtuar askënd, por për të mirën e të gjithë qytetarëve. Nga Doughty Commerce, si shpërndarës të makaronave, thonë se do ta respektojnë vendimin dhe se është i pranueshëm për ta sepse janë hequr taksat doganore.

Në horizont është ngrirja e çmimit të orizit, sheqerit dhe vezëve, për çka ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se edhe për këtë po bëhen analiza.

Paraprakisht me vendim të qeverisë u ngri ѯmimi i bukës në 33 denarë. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Mars, 2023 21:28

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare