Edhe dy persona vdiqën nga koronavirusi në Greqi, janë konfirmuar 74 raste të reja

Edhe dy persona vdiqën nga koronavirusi në Greqi, janë konfirmuar 74 raste të reja

Numri i viktimave nga Kovid-19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit u rrit në 28, pasi që edhe dy persona ndërruan jetë, përderisa në vend janë regjistruar 74 rate të reja pozitive, përkatësisht gjithsej 966 qytetarë të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të fundit nga Ministria greke e Shëndetësisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në repartet e kujdesit intensiv, janë hospitalizuar 66 persona, 65 në aparate, ndërsa 52 persona janë lëshuar në shtëpi.

Mosha mesatare e të vdekurve është 73 vjeç, ndërsa 23 janë burra dhe pesë gra.

Në Greqi, deri më tani, janë analizuar 13.477 kampionë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes civile të Greqisë, Nikos Hardaljas  dhe përfaqësuesi për koronavirus nga Ministria greke e Shëndetësisë,  profesori epidemiolog, Sotiris Ciodras në konferencën e sotme për shtyp u përqendruan dhe e cekën rëndësinë të gjithë qytetarët t’i respektojnë masat preventive.

“Po zhvillojmë luftë me pandeminë. Luftë të cilën nuk duhet dhe nuk kemi të drejtë ta humbim. Epilogu do të varet nga betejat e çdoditshme që i zhvillojmë të gjithë ne, nga disiplina jonë dhe nga durimi ynë. Çdo ditë duhet të jemi fitimtarë, ndërsa mënyra për ta arritur atë është një – mbetemi në shtëpi për t’i mbrojtur ata të cilët i duam, për ta fituar këtë luftë, që  sa më shpejtë t’i kthehemi jetës së vjetër, shprehive të vjetra. Mbetemi në shtëpi dhe për atë nuk ka negociim”, porositi Hardaljas.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 27 Mars, 2020 20:53

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.