Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Opinione
  • Edhe e shtuna ditë pune për Artan Grubin

Edhe e shtuna ditë pune për Artan Grubin

Driton Zenku 5 ditë ago

EDITORIAL REDAKSIA FLAKA

Edhe e shtuna duket që është ditë pune për zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin i sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubin, njofton Agjencia e Lajmeve FLAKA

Sot në vizitë pune tek zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubin ka qenë zv.drejtori i Burgut të Idrizovës dhe kryetari i Degës BDI-së në Studeniçan, Femi Jonuzi, i cili pas takimit publikoi foto me porosinë: Sot takimin e parë me Zëvendëskryeministrin e Parë

Që nga marrja e detyrëz, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubi është duke treguar dinamizëm në punë, duke intesifikuar strategjinë politike dhe programin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ishte ish deputeti, Izet Zeqiri që vlerësoi lartë angazhimin e Artan Grubit në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë, kur fliste për administratorët që i sistemoi për pak kohë, dhe duke aluduar në zgjedhjen e problemit me librat shkollore kontestuese për shqiparët.

“Nëse Zëvendës Kryemistri Artan Grubi meret me problemin e librave kam besim se deri në shtator e zgjidh problemin. Unë nuk e njohë personalishtë dhe nuk kam ndonjë komunikim. Por ai e dëshmoi veten me administratorët që i sistemoi për pak kohë. Këtë nuk e realizuan mbi dhjetë vjet shumë Zëvendës Kryeministra dhe ministra shqiptarë, që me vite i shkonin vërdallë problemit pa u marë me atë. Artani për dy muaj 1.349 nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 tashmë artiti t’i shpërndan në 237 institucione organe të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore”, nënvizoi ish deputeti i RDK, partia që atë kohë drejtohej nga Rufi Osmani.

E pikërisht për këtë problematikë, Zëvendës Kryemistri Artan Grubi realizoi takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ish ministrin dhe deputetin Arbër Ademi, ku diskutuan për reformat në arsim dhe largimin sistematik të jo konsekuencave në librat shkollor.

Në takim u dakordua që në përputhje me Ligjin për librat shkollor për arsim fillor dhe të mesëm të shqyrtohen dhe korrigjohen parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme.

Gjatë periudhës në vijim do të shqyrtohen të gjitha tekstet shkollore me qëllim që njëherë e mirë tu jepet fund këtyre dukurive, përkatësisht shtrembërimeve nëpër këto libra shkollor. FLAKA

Continue Reading

Previous: Grafa etnike “bashkon”, nuk ndan!
Next: Çun Lajçi vlerëson lartë punën e Artan Grubit: Vazhdo…

Të ngjashme

auto_venko-filipce-780x4391614284146 Filipçe: Ndërtimi i Klinikës është një proces transparent, ka kaluar koha e marrëveshjeve kriminale në shëndetësi

Filipçe: Ndërtimi i Klinikës është një proces transparent, ka kaluar koha e marrëveshjeve kriminale në shëndetësi

Redaksia 54 minuta ago
viber_image_2021-02-25_20-08-59 Zv/ministri i Kulturës Sulejmani i kundërpërgjigjet Stefoskës: Keni bërë diskriminim etnik në vlerësimin e projekteve

Zv/ministri i Kulturës Sulejmani i kundërpërgjigjet Stefoskës: Keni bërë diskriminim etnik në vlerësimin e projekteve

Redaksia 56 minuta ago
Screenshot-2021-02-25-212352 Ademi: Alternativa gjatë 2 viteve në qeveri nuk thatë asnjë fjalë për rastin “Monstra”

Ademi: Alternativa gjatë 2 viteve në qeveri nuk thatë asnjë fjalë për rastin “Monstra”

Redaksia 58 minuta ago

TË FUNDIT

Serbian President Aleksandar Vucic listens Turkey's President Recep Tayyip Erdogan during a joint news conference in Belgrade, Serbia, Monday, Oct. 7, 2019. Turkish President Recep Tayyip Erdogan said Monday in Belgrade that Turkey will continue to play a "constructive role" in boosting stability in the Balkans where it maintains historic influence stemming from the centuries-long Ottoman rule. (AP Photo/Darko Vojinovic) Vuçiç: Nuk heqim dorë nga ajo që është e jona

Vuçiç: Nuk heqim dorë nga ajo që është e jona

arben-ziberi Ziberi nuk e mohon të ketë masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

Ziberi nuk e mohon të ketë masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

besimi-han1-1-696x390-1 RMV, janë plotësuar kushtet për pranimin e ndihmës prej 80 milion eurove nga BE-ja

RMV, janë plotësuar kushtet për pranimin e ndihmës prej 80 milion eurove nga BE-ja

Arber-Ademi_16-780x470 “Monstra”, Ademi: Kemi kërkuar zbardhjen e së vërtetës, pa predikuar epilogun e një procesi të këtillë

“Monstra”, Ademi: Kemi kërkuar zbardhjen e së vërtetës, pa predikuar epilogun e një procesi të këtillë

09413e6bbeec07b384a0865150a3e8e8-62142-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e Gattuso: Nëse dikush duhet të jap përgjegjësi, ai jam unë

Gattuso: Nëse dikush duhet të jap përgjegjësi, ai jam unë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.