Edhe juristi Mahir Bajrami zyrtarizon kandidaturën për të parin e BDI në Gostivar!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2022 23:09

Edhe juristi Mahir Bajrami  zyrtarizon kandidaturën për të parin e BDI në Gostivar!

Komisioni Zgjedhor i Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur më 19 Maj të vitit 2022 në Tetovë, ka shpallur Thirrje publike për zgjedhje të kandidatëve për anëtar të Kryesisë, për kryetar dege dhe kandidatëve për anëtar të Kryesisë së Këshillit vendor dhe të kandidatëve për kryetar të Këshillit vendor të BDI-së në degët e Tetovës, Gostivarit, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Studeniçanit, Vrapçishtit, Bërvenicës, Dollnenit dhe Çashkës, njofton Gostivari Sot

Për degën e Gostivarit, aktualisht publike janë bërë dy kandidatura. I pari ishte profesor Mersel Sadiku që bëri me dije kandidimin, kurse brenda ditës së martë edhe Mahir Bajrami njofoi opinionit për aplikimin e bërë për kryetar dege.

“Te nderuar, sot u paraqita ne konkursin e hapur për kryetar dege. Ju vleresoni!”, shkruan shkurt në Fesjbuk, Bajrami.

Mahir Bajrami mbaroi Fakultetin Juridik në USHT dhe në rejtim të profesionit ka dhënë provimin e jurispodencës dhe noterit. Është magjistër i shkencave politike. Nga viti 2005 dhe deri në vitin 2014 ka qenë anëtar i kryesisë së degës së BDI-Gostivar. Nga viti 2009 dhe deri në vitin 2018 ushtroi postin e përgjegjësit në Kadastrën e Gostivarit. Ka qenë pjesë e aktivit politik të BDI që nga viti 2002, ndërsa ishte pjesëmarrës i luftës së UÇK-së në vitin 2001.

Kujtojmë që Bashkimi Demokratik për Integrim njofton se kandidaturat për kandidatë për anëtar të Kryesisë, për kryetar dege dhe kandidatëve për anëtar të Kryesisë së Këshillit vendor dhe të kandidatëve për kryetar të Këshillit vendor të BDI-së dorëzohen në Komisioni Zgjedhor Komunal të partisë.

Të drejtën e kandidimit në zgjedhjet për anëtarë të kryesisë së Këshillit Vendor dhe për kryetar të Këshillit Vendor e gëzojnë të gjithë anëtarët e BDI-së të regjistruar nga Këshilli Vendor në territorin e degës përkatëse dhe që i plotësojnë kushtet e parashikuara me Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të BDI-së. Për kryetar të Degës së BDI-së mund të kandidojë secili person i cili së paku një vit është anëtar i BDI-së dhe nga vendbanimi i cili përfshihet në territorin e degës përkatëse.

Për kandidat për anëtar të Kryesisë së Degës së BDI-së mund të kandidojë secili person i cili së paku një vit është anëtar i BDI-së dhe nga vendbanimi i cili përfshihet në territorin e degës përkatëse. Kandidatura për kryetar Dege të BDI-së dorëzohet me plotësimin e formularit të veçantë direkt në selinë e BDI-së në Tetovë ose me postë elektronike në contact@kzp.mk, me bashkëngjitje të biografisë personale dhe partiake dhe të programit të punës për periudhën katërvjeçare.

Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për kandidim, do të bëhet shqyrtimi i kandidaturave në bazë të Rregullores dhe në mënyrë të barabartë. Fletëkandidimet mund të merren në web faqen zyrtare të KZP-së https://kzp.mk/ derisa afati për dorëzimin e kandidaturave është shtatë ditë pas shpalljes të kësaj Thirrje publike.

Lexo: Mersel Sadiku zyrtarizon kandidaturën për të drejtuar me BDI-në e Gostivarit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2022 23:09
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.