Edhe katër ditë pas zgjedhjeve dhe paralajmërimit për dorëheqje, Zaevi nuk paraqitet në publik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:29

Edhe katër ditë pas zgjedhjeve dhe paralajmërimit për dorëheqje, Zaevi nuk paraqitet në publik

Derisa kryeministri Zoran Zaev vazhdon t’i shmanget opinionit, në Qeveri dhe LSDM vazhdojnë të mbahen pezull emrat e pasardhësit të mundshëm të Zaevit. Sot edhe zyrtarisht pyetëm LSDM-në, deri ku është procedura për dorëheqjen e Zaev nga pozita e kryetarit të partisë dhe kreut të ekzekutivit. Socialdemokratët pranuan se brenda partisë po punohet për riorganizimin e saj, por pa dhënë emra konkret edhe pse në opinion lakohen disa të tillë.

“Organet e partisë, bashkërisht me kryetarin janë duke punuar në zgjidhjet dhe vendimet me të cilat LSDM-ja do të riorganizohet me të vetmin qëllim, t’i shërben popullit të saj në mënyrën më të mirë t mundshme dhe të gjithsesi të mbetet parti udhëheqëse në shumicën parlamentare e cila e mban gjallë procesin reformues dhe kursin progresiv të vendit”, njoftojnë nga LSDM.

Emrat nuk i konfirmojnë as partnerët e koalicionit. Të pyetur nëse Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së është emër i pranuar për BDI-në si kryeministër, nga partia e Ali Ahmetit nuk morëm asnjë përgjigje. Nga atje thonë se pritet takim mes Zaevit e Ahmetit. Nga ana tjetër, Lëvizja Besa pjesë e koalicionit parazgjedhor “Mundemi”, deklaruan se deri në propozimin e mandatarit të pranueshëm nga partnerët e koalicionit, nuk do të komentojnë spekulime.

“Nuk mund të japin qëndrime të bazuara në spekulime. Brenda disa ditëve do të ketë propozim konkret për mandatar i cili paraprakisht do të jetë i dakorduar nga partnerët e koalicionit. Prandaj qëndrimin tonë do ta bëjmë publik pasi të përfundon faza e konsultimeve”, thonë nga Lëvizja Besa.

Nëse Nikollovski ose Nikolla Dimitrov do të jetë pasardhës i Zaev në ekzekutiv, informacion nuk posedon as Partia Socialdemokrate e Re. Nga ky subjekt, pjesë e koalicionit qeverisës thonë se deri tani nuk kanë mësuar ndonjë emër konkret për mandatar. Ndërkohë nga Partia Liberal Demokrate në disa paraqitje publike kanë deklaruar se do të ketë mandatar të ri, por pa potencuar emrin e tij. Dimitrov dhe Nikollovski janë ndër emrat më të përfolur në opinion si pasardhës të mundshëm të Zaevit në ekzekutiv./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:29

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...