Edhe një ditë shtesë për ofertat e thëngjillit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:39

Edhe një ditë shtesë për ofertat e thëngjillit

Sot në ora 16:00 skadoi afati për dorëzimin e ofertave për qymyr, dedikuar për TEC Manastirin.

Nga Elektranay thanë për Alsat se do të lënë edhe një ditë shtesë për të pritur ndonjë ofertë tjetër me postë, ndërsa të enjten zyrtarisht të njoftojnë se sa oferta kanë arritur në tenderin për blerjen e qymyrit për bllokun e tretë të TEC Manastirit.

Kompania shtetërore ka nevojë për afro 900,000 ton qymyr për t’u përdorur për të prodhuar energji elektrike.

Dy javë më parë, tenderi i parë dështoi për shkak se kompanitë nuk dërguan mjaftueshëm thëngjill për termocentralin e Manastirit.

Qymyri është siguruar vetëm për TEC Osllomej, i cili është paralajmëruar të vihet në funksion më 15 nëntor. Sa i përket prokurimit të mazutit për TEC Negotinën, autoritetet thonë se kriza qeveritare e ka shtyrë këtë prokurim, e me këtë edhe aktivizimin e termocentralit.

Kjo pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:39
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.