Edhe Postat në grevë. Të punësuarit kërkojnë paga më të larta

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Prill, 2022 12:12

Edhe Postat në grevë. Të punësuarit kërkojnë paga më të larta

Për sot Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Organizata sindikaliste e SH.A. Posta e Maqedonisë së Veriut kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme të të punësuarve në Postë me kërkesë për rritje lineare të neto pagave në vlerë prej 3.000 denarëve.

Greva do të zhvillohet në vendet e punës në Postën kryesore dhe nëpër filialet në shtet, paralajmëroi në konferencën për shtyp Boro Veligdanov, kryetar i Sindikatës së Postës.

Sipas organizatave sindikaliste, puna në SH.A. Posta e Maqedonisë së Veriut, tërësisht do të jetë në ndërprerje përveç  aktivitetet e domosdoshme të cilat dhënësit e shërbimeve postare duhet t’i sigurojnë  pa ndërprerë, sipas nenit 49 të Ligjit për shërbime postare dhe Marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit, dhe atë deri në pranimin e kërkesës.

Sipas Ligjit për shërbime postare, të punësuarit kanë obligim ta respektojnë nenin 49 dhe të sigurojnë pranim, renditje dhe shpërndarje të dërgesave postare që kanë të bëjnë me dërgesat gjyqësore të rekomanduara, dërgesat e rekomanduara nga siguria dhe mbrojtja dhe disa dërgesa tjera të rekomanduara  të cilat janë përmendur në rregulloren ligjore.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Prill, 2022 12:12
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.