Edhe PSP e ndiqte penalisht Palçon, por ai asnjëherë nuk përfundoi pas grilave

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:48

Edhe PSP e ndiqte penalisht Palçon, por ai asnjëherë nuk përfundoi pas grilave

Lupço Palevski – Palço, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë që tronditi opinionin në RMV dhe më gjerë, ishte edhe “shënjestër” e PSP-së, por ndaj tij asnjëherë nuk u ngrit asnjë akuzë dhe nuk u dënua, përcjell FLAKA.

Tre vite më parë, e përjavshmja “Focus” hetoi se çfarë ndodhi me çështjen “Nikolla Tesla”, që çoi në emrin e Palços, por edhe arsyet se pse çështja ngeci.

Konkretisht, në vitin 2017, Palço u arrestua, i dyshuar për publikimin e bisedave të përgjuara të paligjshme, por hetimi paraprak nuk përfundoi.

Konkretisht, në vitin 2016 në kanalin “Nikolla Tesla” në YouTube filluan të rrjedhin biseda të përgjuara, shumica e të cilave private. Në atë kohë më të prekurit ishin deputetja Ermira Mehmeti, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gazetarët Olivera Trajkovska, Dragan Pavloviq Llatas, Ivona Talevska, biznesmeni Jordan Kamçev, ish-kryeministri Hari Kostov e të tjerë.

Më pas Llatas ka kërkuar ndihmë nga PSP dhe ka bërë kallëzim, pas së cilës është hapur procedura para hetimore. Kryetarja e PSP-së u bëri thirrje të tjerëve të viktimave të dëshmojnë në prokurori.

“I ftoj personat e interesuar të paraqiten në prokurorinë speciale që të fillojë procedura përkatëse penale. Në të njëjtën kohë, ju bëj thirrje të gjithëve që posedojnë biseda audio dhe lloje të tjera të marra ilegalisht në mes të personave të caktuar që sa më parë t’i dorëzojnë në Prokurorinë Speciale”, bënte thirrje atëherë Katica Janeva.

Një vit pas kallëzimit, me urdhër të PSP-së është arrestuar biznesmeni Lupço Palevski – Palço. Pastaj të gjitha mediat, duke iu referuar informacioneve jozyrtare, njoftuan se Palevski është arrestuar si i dyshuar për publikimin e këtyre “bombave”, duke u fshehur pas pseudonimit Nikolla Tesla. Pas rreth njëzet orësh të kaluar në stacionin policor dhe katër orë në ambientet e PSP-së, Palevski është liruar.

Nga shtëpia e Palevskit, hetuesit e PSP-së sekuestruan edhe kompjuterë dhe celularë, por nuk u zbulua se çfarë gjetën në to.

Mirëpo, në raportin e fundit të PSP-së mësohet se gjatë bastisjeve të shumta për qëllime të procedurës para-hetimore janë konfiskuar 98 pajisje elektronike, por nuk është treguar nëse disa nga këto pajisje janë edhe nga shtëpia e Palevskit. Prokuroria zbuloi vetëm se ekspertizat janë përfunduar pjesërisht.

“Tashmë janë përgatitur dhe dorëzuar raportet e ekspertizës nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa analiza dhe përpunimi do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, në pritje të dorëzimit të ekspertizës për gjithsej 35 pajisje të tjera elektronike të sekuestruara gjatë kontrolleve të përmendura”, theksoi atëherë PSP.

E përjavshmja “Focus” më pas zbulon se PSP ka siguruar një sasi të madhe provash për të dyshuarit që posedonin biseda të përgjuara në mënyrë të paligjshme, me të cilat dyshohet se shantazhonin dhe zhvatnin biznesmenë dhe politikanë. Sipas burimeve të mirëinformuara të “Focus”, janë siguruar provat dhe dëshmitë e zhvatjeve të kryera, si dhe një përllogaritje se sa para janë bërë nga “biznesi” i bombës.

Nga ana tjetër, ishte e paqartë pse PSP-ja ende po e mban këtë çështje në fazën e hetimeve paraprake?

Madje, për shkak të mungesës së informacionit zyrtar, spekulimet shkuan deri aty sa të mbrohej edhe një i dyshuar, i cili lidhet me një zyrtar qeveritar. Domethënë, nëse kartat do të hapeshin deri në fund, gjoja, edhe kjo bishë e mbrojtur do të përfundonte pas hekurave.

Më pas “Focus” ka siguruar deklaratën e Palços, i cili është ankuar se nuk i janë kthyer pajisjet e marra nga kontrollet.

Nga ana tjetër, nëse ka qenë i informuar për masën e procedurës parahetimore që PSP po zhvillon ndaj tij, ai na tha se nuk di asgjë.

“Nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar për hetimin që u hap në gusht 2017. Një sasi e madhe e kompjuterëve, laptopëve, përfshirë ato për prodhimin e kaldajave dhe përpunimin e çelikut nga kompania ku unë punoj, nuk janë kthyer”, tha Palevski.

Ai po ashtu ka sqaruar se i ka dërguar dy shkresa urgjente PSP-së, që ato që janë ekzaminuar, eksperte, t’i kthehen, por nuk ka marrë përgjigje.

Palevski shumë shpejt u arrestua sërish, në stacionin policor në Prilep, pasi më herët së bashku me dy shokë të tjerë, në një tubim, në ajër të hapur, me altoparlant kishin lëshuar bisedat telefonike të ministrave aktualë dhe të mëparshëm.

Pas 24 orësh ai është liruar por pa dy celularët që i janë marrë.

I pyetur se nga i ka marrë bombat, pasi disa prej tyre janë transmetuar për herë të parë, Palevski është përgjigjur se vetëm i ka riprodhuar.

“Sapo i riprodhova, tashmë janë publikuar në disa rrjete sociale. Për këtë janë bindur edhe inspektorët në Prilep, kanë parë se ku janë publikuar, gjegjësisht se nuk i posedoj unë”, kishte thënë atëherë ai duke u ankuar se deri atëherë i ishin marrë 12 celularë.

Ministri Oliver Spasovski sot tha se autori i dy vrasjeve, vrasjes së Vanjës së vogël dhe vrasjes së Pançe Zhezhovskit nga Velesi, është i dyshuari i parë që është në arrati, pra Palço.

Për të ka të dhëna se ka shkuar në Serbi, e më pas në Bullgari, për çka tanimë është lëshuar fletarrest ndërkombëtar. FLAKA

BURIMI: FOKUS.MK

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:48

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare